Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të dënuar nga gjykata e të shpallur në kërkim.
Gentian Roçi 35 vjeç, banues në Durrës, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1228, datë 17.12.2015 me një vit burgim për veprat penale “Vjedhja kryer më shumë se një herë” e mbetur në tentativë dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 134/2, 22 dhe 291 të Kodit Penal.
Roçi është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





