Një studim i ri ka treguar se peshkaqeni në Groenlandë është kurrizori më jetëgjatë planet.
Autokton në ujërat e ftohta e të thella të Atlantikut të Veriut, mund të jetojë të paktën 272 vjet dhe mund të arrijë deri në 500.
“Ne prisnim që ata mund të ishin gjallesa që jetojnë gjatë, por u suprizova kur mësova se ata ishin aq të vjetër” shprehet Juluius Nieles, biolog në Universitetin e Kopenhagenit.
Për shkak të habitatit të largët dhe natyrës së pakuptueshme, është e vështirë të kuptosh peshkaqenin gjigant, përfshirë dhe sa kohë jeton.
Disa studime të tjera kanë treguar se ata rriten ekstremisht ngadalë, më pak se një centimetër në vit, me një hapësirë kohore përtej kurrizorëve të tjerë.





