Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 53- vjeçar, i cili pas një konflikti me të atin e ka goditur atë me grushta. Bëhet fjalë për Zyhdi Farrukun, banues në Manëz.

Ai u arrestua në flagrancë mëngjesin e sotëm, nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në fshatin Kamerras, Manëz, sepse pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grushta në fytyrë babain e tij, shtetasin H.Farruku 79 vjeç, banues në Manëz.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar në nenin 130/a  të Kodit Penal.