Prezantuesja Luana Vjollca, të cilën kohët e fundit e kemi parë edhe si këngëtare pas publikimit të klipeve të saj, por që nuk janë pritur mirë, ka postuar në rrjetet sociale një foto shumë provokuese.
Me bikini të kuqe në pishinë dhe duke pirë verë të bardhë, ajo duket më seksi se kurrë, pasi ka nxjerrë në pah gjoksin e saj bombastik.
Kësaj fotoje provokuese nuk ia ka rezistuar dot as kunati i saj, Getoar Selimi, i cili i shkruan: “Hajde, hajde”… Koment ky që ka rënë në sy tek fansat, të cilët e kanë ngacmuar më pas duke i thënë se nuk gjeti koment tjetër përveç këtij.
Prej disa ditësh prezantuesja po shijon pushimet në bregdet në pritje të shtatorit me projekte të reja.





