Në kuadër të luftës kundër narkotikëve, policia e Gjirokastrës ka asgjësuar më anë të djegies në një parcelë, 1900 bimë kanabis sativa. Droga u gjet në vendin e quajtur “Arat e Keçanje”, në Malin e Gjerë.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.