Ky notar amerikan i Lojërave Olimpike, me siguri që nuk e dinte se çfarë efekti do të kishte klori i pishinës tek flokët e tij.

Ryan Lochte i dhuroi vetes një pamje të re në fund të korrikut, vetëm pak ditë para fillimit të Olimpiadës.

Padyshim, Lochte nuk ishte në dijeni se ngjyra e bardhë e flokëve kur ekspozohet në klor bëhet jeshile. 

Megjithatë medalja e artë që fitoi Lochte, e bëri atë ta harronte incidentin me flokët.