Asnjëherë nuk humbi shpresën që një ditë do përjetonte këtë mrekulli. Kjo grua ka dëshmuar që vullneti i saj ka qenë më i madh se çdo frikë apo pengesë që kishte.
Zyrafete Zekaj nga fshati Carrabreg i Deçanit ka arritur të sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm në moshën 58-vjeçare pa asnjë komplikim në spitalin rajonal të Pejës.
Ajo ka thënë se shtatzënia e saj ka shkuar shumë mirë fal ndihmës së stafit mjekësor.
Familja Zekaj e ka pagëzuar me emrin Rilind, zgjedhje kjo e vajzës së tyre të parë, Rinesës, e cila thotë se është e lumtur që tanimë ka një vëlla.





