Rrihej, dhunohej dhe përdhunohej që kur ishte 12 vjeçe. Përgjegjës për këtë akt mizor ndaj një vajze adoleshente ishin mamaja e saj dhe partneri i gruas.

Adoleshentja italiane ia ka rrëfyer historinë e saj të tmerrit një mësueseje, e cila ka vënë në dijeni autoritetet. Sipas medieve italiane, vajza i kishte treguar të ëmës së partneri i saj e përdhunonte, por nuk është besuar prej saj e për më tepër i është dhënë një dajak i mirë.   

Mediet italiane raportojnë se dy 37 vjeçarët O.W dhe C.A.C. janë arrestuar në Francë, në një qytet afër kufirit, ku kishin shpresuar të fshiheshin për t’i shpëtuar arrestimit.

Nëna e vajzës është lënë në arrest shtëpie, kurse partneri i saj ka përfunduar në burg.

Për të dy ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.