Një punonjës i OSHEE-së është qëlluar për vdekje me thikë pasi konfliktit me një qytetar për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Zamir Velaj, i cili punonte si elektricist në Shkodër është qëlluar me thikë nga shtetasi Martin Zefi.

Ky i fundit sulmoi Velajn pasi shkoi t’i ndërpriste energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oblik. Velaj ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra.