Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet vendore në Dibër. Ai është deputeti Sherefedin Shehu, i cili pritet të lërë mandatin.

Kështu, deputeti i PD-së, i zgjedhur ne Qarkun e Dibrës do të jetë kandidati i kësaj force dhe aleatëve të saj për zgjedhjet vendore në Dibër, që mbahen më 11 shtator sipas dekretit të Presidentit.

Zgjedhjet në Dibër mbahen pas shkarkimit të kryebashkiakut të majtë, Shukri Xhelili, i cili u përfshi në një skandal seksual me një vajzë, së cilës i kërkonte favore seksuale në këmbim të punës.

Nga ana tjetër, PS-ja me aleatët e saj ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë kandidati i tyre për Bashkinë e Dibrës.