Policia bërë të ditur identitetin e të riut që u gjet i vrarë me një plumb në kokë. Endri Kosteja, 20 vjeç, banues në fshatin Dorëz të Librazhdit, u dërgua i pajetë në Spitalin e Vlorës.

I riu punonte si çoban në stanin e 74-vjeçarit, Sheref Lelaj, banues në fshatin Mesaplik, të Vlorës. I moshuar është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij, 34 dhe 46 vjeç.

Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.