Një person është gjetur i vrarë me një plumb në kokë, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Vlorës. Nga të dhënat paraprake, viktima, është rreth 24 vjeç dhe është gjetur nga banorët e zonës.
Ndërkohë, dyshohet se i riu nuk është banor i kësaj zone. Ende nuk dihet ekzaktësisht nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje, gjithsesi dyshimet më të mëdha janë se bëhet fjalë për një ekzekutim për çështje droge. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e të riut të vrarë.





