Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohaio, ku një 34­-vjeçar ka përdhunuar një vajzë vetëm 3 vjeçe.

Ai e kishte marrë atë dhe e kishte çuar në një garazh të braktisur dhe më pas kishte abuzuar seksualisht.

Vajza ka mundur të shpëtohet nga forcat e policisë falë një kalimtareje e cila ka dëgjuar britmat e fëmijës dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, (identiteti i saj nuk është bërë publik, pasi ajo ka dashur të qëndrojë anonime).

Charles Sadler është arrestuar nga Policia dhe po mbahet në burg, por i është vënë një gjobë prej 200.000 dollarësh për mundësinë e lirimit me kusht.

Ndërkohë nëna e 3­vjeçares, emri i së cilës nuk bëhet publik për të ruajtur identitetin e vajzës së vogël, e shokuar nga ngjarja tregon se ai ka mundur ta marrë vajzën, pasi asaj i është dukur si xhaxhai.

Ajo gjithashtu është shprehur e revoltuar për vendimin e lirimit me kusht. Daily Mail njofton se vogëlushja ndodhet në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

I arrestuari pritet të dalë para Gjykatës më datë 15 gusht.