Është një djalë që duket plot jetë, simpatik dhe i sjellshëm, por brenda shpirtit të tij është mpiksur një dhimbje e madhe, të cilën e kuron çdo ditë me këtë punë. Këngëtarja Rozana Radi ka postuar një foto të saj, ajo ka blerë një libër dhe sipër fotos ka thënë me pak fjalë historinë rrënqethëse të këtij djali me kapele.

"Ky djali quhet Shkelqim. Eshte nga Gerdeci. Ne shperthimin e Gerdecit humbi te fejuaren. Ndersa ngushellimin e vetem e gjeti tek librat. Edhe pse ne pamundesi per te perfunduar shkollen e mesme, ndersa e degjoje te fliste te jepte pershtypjen qe kishte mbaruar shkollen e larte. I vetmi shites ne plazh qe me terhoqi vemendje", ka shkruajtur këngëtarja, ndërsa shumë komentues e kanë vlerësuar për këtë foto.