Policia e Durrësit njofton se është gjetur në Golem 67 vjeçari nga Gostivari, i cili rezultonte i humbur prej më shumë se 24 orësh. Sipas policisë, i moshuari, që kishte edhe probleme shëndetësore, u është dorëzuar familjarëve.
Por sapo është gjetur 67 vjeçari Jakup Ramadani, policia e Durrësit ka regjistruar një rast largimi nga banesa.
Në njoftimin për shtyp të Policisë së Durrësit bëhet me dije se “më datë 06.08. 2016, rreth orës 18:45. në lagjen Nr.13, është larguar nga banesa shtetasi Ledjan Hasani, 26 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Hasani kishte ardhur me pushime në Durrës. Është i gjatë rreth 1.60 cm, me flokë ngjyrë kafe të shkurtër, sy ngjyrë kafe, ezmer, i dobët dhe ecën pak i kërrusur. Ka të veshura një palë rrobabanjo ngjyrë të zezë. Në krahun e djathtë ka një tatuazh”.
Sipas policisë, familjarët e 26 vjeçarit kanë deklaruar se i riu kaprobleme të shëndetit mendor.





