Në vijim të kontrolleve të zhvilluara nga Policia Kufitare për zbatimin e rregullave nga mjetet lundruese, si dhe pas denoncimit të disa qytetarëve, pasditen e së shtunës u bllokua një motor uji në Durrës (ne foton kryesore).
Sipas Policisë Kufitare të Durrësit është bllokuar një mjet lundrues që shkeli distancën e sigurisë në plazh, ndërsa është ndëshkuar me gjobë shtetasi S.M., i cili kishte në përdorim motorin e ujit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 së të shtunës. Policia Kufitare e Durrësit u njoftua për rastin dhe efektivët e saj shkuan në vendngjarje, identifikuan mjetin që lëvizte jashtë zonës së lejuar për lundrim argëtues dhe morën masat.
Siç mund të shihni edhe nga fotot e bëra nga DurrësLajm mesditën e sotme në plazhin e Durrësit vend-bazimet e mjeteve lundruese motorike kontrollohen nga efektivë të Policisë për të ndjekur nga afër situatën e lëvizjes së këtyre mjeteve (fotot poshtë).
Policia fton edhe njëherë drejtuesit e mjeteve lundruese të respektojnë rregullat, si dhe pushtetin vendor të ndihmojë në krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për pushuesit.





