Karakteristikë e bregdetit të Durrësit është fakti që është ranor dhe i cekët.
Për këtë arsye, ai është mjaft i preferuar nga familjarët, pasi në breg të tij fëmijët e vegjël mund të argëtohen në forma nga më të ndryshmet.
Mesditën e së shtunës, plazhi ishte tej mase i populluar dhe përgjatë gjithë bregdetit me mijëra fëmijë argëtoheshin duke bërë kala në rërë, duke u larë a luajtur me komardaret e tyre.
Me pak fjalë, bregdeti ishte pushtuar prej tyre, siç tregon edhe videoja e mëposhtme.





