Prezantusja e njohur italiane Maria De Filippi ka refuzuar një kontratë me vlerën 180 milion euro! Propozimi ka ardhur nga kompania mediatike "Discovery".

Ja si shprehet Maria në lidhje me ofertën e "Discovery":

Kemi folur me përgjegjësit e "Discovery" për mundësinë e të paturit një kanal në dispozicion: 180 milion euro, një shifër marramëndëse, nuk ishin vetëm për mua, po për të gjithë stafin. Por për një program 24 orë në 24, për 3 vjet nuk ishin dhe aq shumë. Nga njëra anë ishte një nder i madh për mua, por dhe një përgjegjësi e madhe ku pata frikën se nuk do të isha në lartësinë e duhur. Nuk bëhej fjalë vetëm për të drejtuar apo krijuar një emision, duheshin kompetenca në fushën e marketingut. Mendova se bëhej fjalë për një punë totalisht ndryshe, ndaj mendova që do të ishte më mirë për mua të vazhdoja punën time.