Një detaj i vogël ka nxjerrë zbuluar një shqiptar, të dëbuar kohë më parë nga italia, vend në të cilin jetonte sërish pasi ishte martuar me një femër vendase.

Mediet italiane shkruajnë se në Brescia, një shqiptar me precedent penalë ishte martuar me një grua italiane për të shmangur dëbimin nga vendi.

Ai ishte dëbuar një herë, dhe ishte rikthyer në Itali me planin për t’u martuar. Por fakti që nuk jetonin bashkë, e ka nxjerrë zbuluar.

Hetimet kanë treguar se letrat ishin firmosur vetëm për një qëllim. Shmangien e dëbimit.

Shqiptari u ndalua nga policia në Brescia dhe para gjykatës ai e ka justifikuar faktin se nuk jetonte me “gruan” kështu:

“Nuk jetoja me të, sepse ne ishim zënë, siç ndodh zakonisht”,– i tha gjykatësit, i cili sigurisht nuk e besoi këtë gjë dhe firmosi urdhrin e ri të dëbimit të shqiptarit nga territori italian.