Gonzalo Higuain vijon ende të ketë kritika pas transferimit nga Napoli për te Juventus, me tifozët që po protestojnë, dhe tani edhe një prift dënoi vendimin e sulmuesit. Lojtari argjentinas, i cili shënoi 36 gola gjatë sezonit të kaluar, do të shkojë te Juventus për 94 milionë euro. Ndërkohë, një prift ka folur nga altari në qytezën napolitane të Agerola për të dënuar lakminë e tij për para.“Napolitanët janë shumë të mërzitur nga shitja e Higuainit, por do të sfidoja këdo prej jush të refuzonte gjithë atë para që iu ofruan. Por, Zoti i mallkon lakmitarët e botës”, thotë prifti Don Giuseppe Milo gjatë një martese të mbajtur në San Paolo, shkruan tuttonapoli.net.“Por dëgjoni, më lejoni t’ju hap sytë, a është interesi i lëvizjes i bazuar te qejfi? Djaloshi i gjorë mori një propozim të madh dhe e pranoi, ky është mentaliteti njerëzor. Zoti, gjithsesi, nuk mendon kështu.”
E pabesueshme/ Prifti ‘mallkon’ Higuainin pas largimit nga Napoli
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 5 shtator 2026
Himara në luftë me flakët, prefektja Alushi: Janë djegur banesa dhe pemëtari
Krim makabër në Austri/ Kunati vret me çekiç 24-vjeçaren, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak
Joz Marku e ndaloi në autostradë dhe e dhunoi bashkë me disa persona, prokuroria e Pejës merr në pyetje Edi Kuçin





