10 hektarë tokë janë djegur deri më tani si pasojë e një zjarri masiv që ka rënë në zonën pyjore të Pezës.
Në vendngjarje janë nisur 3 automjete zjarrfikëse dhe 30 punonjës.
Sipërfaqe të mëdha janë përfshirë nga flakët e shumta dhe autoritetet po punojnë për neutralizimin e tyre.
Nga të dhënat paraprake raportohet se në zonën e përfshirë nga zjarri dëgjohen plasje fishekësh.





