Mediat austriake e kanë cilësuar me fat skuadrën e Salzburgut për këtë fitore të marrë ndaj Partizanit në Ligën e Kampioneve, pas një sfide shumë të vështirë.“Salzburg fiton betejën e ashpër në Shqipëri” shkruan “Der Standard”, e cila e vlerëson si “të dalë nga hiçi” penalltinë e shkaktuar nga Ibrahimi, ndërsa përgëzon displinën taktike të skuadrës shqiptare..“Laola1” mban titullin “Fitore si e Pirros në Shqipëri”, duke përmendur këtu jo vetëm paraqitjen zhgënjyese të skuadrës austriake, por edhe dëmtimin e Sorianos, elementit më cilësor që ka në përbërje kjo skuadër. “Vazhdon ëndrra në Ligën e Kampioneve për Salzburgun”, titullon “Sportnet”, i cili i jep rëndësi golit të shënuar në fushën kundërshtare nga kampionët e Austrisë. Komenti më i ashpër vinte nga “Kurier”. “Një penallti e dhuruar ndihmon Salzburgun e dobët” titullohej artikulli në faqen e internetit, ku theksohej se si Salzburgu duhet ta cilësojë veten me fat, që mori një fitore në fushën kundërshtare pas një paraqitje pa ngjyrë.
Reagimet / Si u komentua në Austri suksesi i Salzburgut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”
Frikë nga grushti i shtetit? DW: Putini izolohet, Moska nën masa të jashtëzakonshme sigurie
Sytë nga Brukseli! Dialogu Kosovë-Serbi në qendër të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Të infektuarit me Hantavirus mbërrijnë në Holandë, pritet të nisë karantina 6-javore





