Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas këshilltarit të Metës, ndërprerja e vizitës për t’i rikthyer në Shqipëri vjen pas konfuzionit të krijuar ditët e fundit “që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”.
Njoftimi i plotë i shpërndarë në orën 13:10:
“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”.





