Burri që shikoni në foto është amerikani i parë që iu nënshtrua një operacioni për transplant të duarve. Por tashmë ai kërkon t’i heqë ato pasi nuk është në gjendje t’i përdorë ashtu siç e kishte imagjinuar.
Jeff Kepner humbi të dyja duart pas një infeksioni bakterial në 1999. Shtatë vite më vonë ai u bë njeriu i parë i cili iu nënshtrua një operacioni të tillë. Ishte një shans për të përqafuar sërish gruan e tij, por tani ai kërkon ti heqë.
“Nuk kam qenë asnjëherë dhe asnjë ditë në gjëndje për t’i përdorur ato” ka thënë Mr Kepner për Time.
“Nuk mund të bëj absolutisht asgjë. Rri ulur në karrige gjithë ditën” tha ai.
Kepner thotë se nuk mund të përballojë operacione të tjera për të ndihmuar të vërë në lëvizje duart e tij’
Dr. Vijay Gorantla, drejtori administrativ i programit të transplantit në Pittsburgh në Pensilvani, tha se të gjitha mundësitë ishin diskutuar me familjen dhe pacientin shumë herë në dy vitet e fundit.
“Kemi bërë çdo gjë të mundur për të adresuar shqetësimet e tij. Kemi qenë të ndershëm për rreziqet e parashikuara, por dhe për përfitimet e këtij procesi”
Kjo histori na tregon se operacione të tilla mund të dështojnë dhe nxjerr në pah rrezikun e trajtimeve eksperimentale dhe transplanteve kirurgjikale. Më herët, në muajt e kaluar kirurgët njoftuan se transplanti i parë amerikan i mitrës dështoi për shkak të një infeksioni edhe pse pacientja 26- vjeçare vazhdon të jetojë.





