Padyshim që në një marrëdhënie dashurore do të ketë edhe momente grindjeje në çift. Por ka disa fjalë të cilat e nxehin edhe më shumë debatin, duke rritur tensionin mes palëve.
Për të shmangur të tilla situata, psikologu dhe psikoterapisti i njohur i çifteve, Jeffrey Bernstein jep një këshillë, që sipas tij funksionon, të paktën në pjesën më të madhe të rasteve.

Ai ka publikuar në revistën "Psychology Today" një përmbledhje të punës së tij disavjeçare dhe ajo çfarë thotë se u këshillon çifteve që trokasin për ndihmë në derën e tij është e thjeshtë: në një argument duhet të shmangen me domosdo fjalët "TI DUHET…".

"Në një debat, kjo fjalë krijon energji negative dhe me kalimin e kohës, nëse përdoret shpesh gjatë argumenteve, bëhet toksike për një raport", thotë ai.

Bernstein këshillon që në vend të fjalëve "TI DUHET…" të përdoret "DO TË MË PËLQENTE SIKUR TI…."