Ngjarje horror dhe një zjarrvënës i çmendur, i cilëson gazeta britanike “Mirror” ngjarjen e 2 ditëve më parë dhe personin që i vuri zjarrin një pacienti në pavionin e dializës në Spitalin Amerikan në Tiranë.
Videoja e këtyre momenteve shokuese, tashmë po bën xhiron e rrjetit dhe po qarkullon e në mediat prestigjioze ndërkombëtare.
“Mirror” publikon pamjet më poshtë dhe bën përshkrimin e ngjarjes së pazakontë që ndodhi në kryeqytetin e Shqipërisë.
Autori Lefter Canaj i vuri flakën një pacienti tjetër, por shkaktoi dy viktima, dy gra paciente. Ndërsa ai vetë humbi jetën më vonë.





