Kush mban kafshë shtëpiake, dhe mbi të gjitha qen, e kur vjen momenti që ata të ndahen nga jeta, e kupton se ç’do të thotë humbja e tyre. Është njësoj sikur të humbasësh një pjesëtar familjeje.

Kompania “Sooam Biotech Research Foundation” në Korenë e Jugut, premton t'ju kthejë qenin e ngordhur për 100 mijë dollarë.

Kjo kompani është e specializuar në klonimin e kafshëve për studim sëmundjesh, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë në klonimin e qenve.

Procesi nis duke futur qenin e ngordhur në frigorifer. Pas 5 ditësh i mbajtur aty, i kopjojnë ADN-në e qelizave. Qelizat vendosen më pas në vezë të dhuruara që u është hequr ADN-ja origjinale. 

Embrioni vendoset në një qen femër që do ta mbartë gjatë shtatzënisë, e më pas rilind qeni juaj.

Duhet ta doni shumë qenin, pasi i gjithë procesi kushton shumë, megjithatë deri më sot janë marrë 800 porosi.