Gjenden 80 predha luftarake të artilerisë së rëndë pranë tunelit të Qafshtamës në Mat.
Policia bëri të mundur gjetjen e predhave në fshatin Selic pranë një tuneli, ku janë konstatuar 60 predha të kalibrit 12mm, dhe 20 predha me madhësi 30 cm. Burime zyrtare informojnë se sekuestrimi erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi i ekspertëve, rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur, ku në hyrje të tij, kishin dalë në sipërfaqe predhat luftarake.
Predhat janë sekuestruar në vendi i ngjarjes nga ana e policisë dhe u janë lënë në ruajtje Policisë Ushtarake.





