*Banorët e fshatit marrin certifikatat e legalizimit, procesi bllokohet për qytetin.
Procesi i legalizimit është bllokuar për rreth 11 mijë banesa në qytetin e Durrësit. Procesi vijon për zonat dhe lagjet periferike, plazhin, Shkozetin, Porto- Romanon, dhe një pjesë të lagjeve 16 e 17, që nuk janë zonë arkeologjike.
Shkak i bllokimit të procesit të legalizimit brenda në Durrës, është klasifikimi i bërë nga Instituti i Arkeologjisë, zonave të qytetit. Në zonën A, ku janë rreth 500 ndërtime pa leje, legalizimi është kategorikisht i ndaluar, ndërsa në zonën B, përfshihet i gjithë qyteti.
Kreu i ALUIZN-it në Durrës, Flamur Gjuzi, në një intervistë për “DurrësLajm”, deklaroi se pritet një vendim i ri qeverie për të zhbllokuar procesin e legalizimeve brenda në Durrës.
Më të favorizuar janë të gjithë banorët e rrethinave dhe fshatrat e Durrësit, në një situatë të tillë. Administrata e ALUIZN-it është duke u kryer procedurat dhe në finalizim është Shijaku, Rrashbulli, Ishmi, Manza, Katundi i Ri, dhe të gjithë fshatrat e tjera.
18 mijë dosje janë kualifikuar deri tani në rrethin e Durrësit, ndërsa janë shpërndarë 17 mijë legalizimi brenda dy vjetësh nga ALUIZN-i në Durrës.
K.H.





