Policia e Durrësit, bazuar në zbatimin e planit të masave për kontrollin e situatës kriminale, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë ka angazhuar efektivët e Sektorit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, të Sektorit Rrugor dhe Patrullat e Përgjithshme.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar marrjes dhe rritjes së masave gjatë fundjavës, kryesisht në zonat që frekuentohen nga pushuesit siç është Zona e Plazhit, Currila, PortoRomano dhe Gjiri i Lalëzit.

Nga të dhënat zyrtare të policisë, mësohet se për një javë, nga data 18-24 korrik, janë arrestuar dhe ndaluar 12 persona për tendenca të ndryshme kriminale, si më poshtë:

• 4 shtetas të shpallur në kërkim, 2 prej të cilëve për veprën penale të vjedhjes; 1 për plagosje të rëndë me dashje dhe 1 për dëshmi të rreme;
•3 shtetas në fushën e narkotikëve;
•1 për dhunë familje;
•3 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ;
• 1 shtetas për vjedhje.

Nga shërbimet e kontrollit të territorit:

• janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme; 
• verifikuar 1 033 automjete;
• është ushtruar kontroll në 5 banesa;
• janë shoqëruar dhe janë verifikuar 81 persona.

Sektori i Policisë Rrugore gjatë kësaj periudhe evidenton 5 aksidente rrugore, asnjë me pasojë vdekje.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, përkatësisht:

• 2 drejtues mjeti – për pije alkoolike ; 
•1 drejtues mjeti – pa leje drejtimi.

Janë marrë gjithsej 1 316 masa administrative, nga këto:

• 243 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 62 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 19 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalim të gabuar;
• 435 masa administrative për ndalim, qëndrime të gabuara;
• 557 masa për shkelje të tjera të normave të Kodit Rrugor.

Janë ndaluar administrativisht 13 automjete për shkelje të ndryshme.

Ndërkaq, nga Task Forca janë pezulluar 27 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie dhe 3 leje drejtimi për pije alkoolike. Nga komisioni O.A.SH Durrës janë marrë gjithsej 69 vendime.

Sa i përket punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë asgjësuar me anë të djegies në total 24 742 rrënjë të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Policia e Durrësit bën të ditur se po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.