Zëdhënësja e ish-kryeminsitrit të vendit, Sali Berisha, Erla Mëhilli ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto me bikini, ku shfaqet tejet seksi. Mami i bukuroshit të vogël Akid, një vjeç e gjysmë po pushon me familjen e saj në Gjirin e Lalëzit, ku edhe është shkrepur kjo foto.

Të dy kanë një ngjashmëri të madhe me njëri-tjetrin, ndërsa edhe janë kombinuar me rroba banjo të zeza. Erla Mëhilli dhe Keltis Kruja janë një nga çiftet, që nuk preferojnë të shfaqen shumë në rrjetet sociale, ama kur është rasti për ndonjë foto me Akidin, mami Erla tundohet për ta ndarë me miqtë e saj.