Mesditën e sotme një sherr i rëndë ndodhi në një parukeri në Tiranë. Një vajzë është nxjerrë jashtë parukerisë me shqelma nga stafi për arsye që nuk bëhen me dije. Por, mesa duket debati ka qenë i ashpër, pasi sherri ka vazhduar edhe në rrugën e Durrësit, ku të gjithë shoferët apo edhe kalimtarët kanë qenë spektatorë të tij.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe njerëzve të tjerë që të ndanin vajzën bionde nga punonjeset e parukerisë, të cilat i janë vërsulur të gjitha duke e kapur për flokësh.
Fillimisht vajza ka qenë brenda qendrës estetike kur ka plasur sherri. Ajo është shtrirë përtokë duke u kapur për flokësh nga stafi i qendrës. Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera, të cilat ndodheshin nw qendrën estetike.





