Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Gjirokastër. Dy mjete janë përplasur tek kryqëzimi i Bularatit dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy burra dhe një grua.

Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet një prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.