Efektivët e policisë së Përmetit kanë arrestuar autorin e vrasjes me armë gjahu të të riut Elidjan Pashaj.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Kujtim Bejollari, 65 vjeç, nga Durrësi, i cili ka qëlluar dhe ka vrarë në fshatin Topojan, Këlcyrë 28 vjeçarin Pashaj.

Pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, policia e Përmetit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka ndaluar autorin e krimit.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka pasur si motiv një konflikt të çastit mes viktimës dhe autorit. 

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, ndërsa materialet lidhur me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës.