Sërish alarm për bombë në Itali, por këtë herë është qyteti i Milanos që është vënë në shënjestër.
Mediet e vendit fqinjë raportojnë se janë evakuuar njerëzit nga ndalesat e metrosë së Milanos për shkak të një alarmi bombë.
Një pako e dyshimtë u gjet në një nga ndalesat e metrosë. Autoritetet kanë ndaluar tashmë trenat e linjave M2 dhe M3.
Më herët gjatë paradites, një alarm për bombë shkaktoi panik tek banorët në Ventimiglia, Itali. Një telefonatë anonime, sinjalizoi vendosjen e një bombe në treg.
“Herët a vonë do ta paguani të gjithë”- kërcënoi telefonuesi në polici.
Autoritetet italiane u vunë menjëherë në lëvizje dhe evakuuan tregun dhe bankat në Ventimiglia.





