Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Policia sqaroi se banesa që ka marrë flakë është në pronësi të shtetasit G.G., banesë e cila ndodhet në katin e dytë të një pallati përballë spitalit të fëmijëve.
Sipas hetimeve paraprake, shkak i shpërthimit të flakëve është bërë një hekur hekurosjeje për rrobat.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.





