Në 10-vjetorin e shenjtërimit të saj, Kisha Katolike e Shqipërisë ka vendosur një shtatore në nder të Shën Terezës në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë.

I pranishëm në inaugurimin e saj ishte Arqipeshkvi Metropolit Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, së bashku me Nuncin Apostolik, Miroslav Adamczyk, dhe qindra besimtarë.

Imzot Arjan Dodaj, teksa u ndal tek Shën Tereza, u shpreh se humanistja shqiptare ishte shërbëtore e njerëzve në nevojë dhe në vështirësi.

Më 5 shtator të vitit 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore Nënë Terezën për kontributin e saj tek të varfrit dhe për rolin e saj për mbarë Kishën Katolike.