Në qytetin e Patosit, pak minuta para mesnatës, një krim i rëndë është shënuar brenda një familjeje.

Burri ka vrarë gruan e tij me thikë.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati të ashpër mes dy bashkëshortëve, debati i cili më pas ka precipituar deri në vrasje.

Autori i dyshuar, Kovaç Goxhaj, 55 vjeç, ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Resmie Goxhaj, 50 vjeçe.

Krimi është shënuar rreth orës 23:30 minuta, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat 55-vjeçarin Kovaç Goxhaj, dhe ka vijuar puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.