Jahti luksoz i identifikuar si Samsara nga të dhënat e gjurmimit detar, i cili prej disa ditësh ka tërhequr vëmendjen në Marina del Rey në Los Angeles i atribuohet autores së “Harry Potter”, J.K. Rowling. Autorja u bë një prej shkrimtareve më të pasura në botë pasi shtatë romanet e saj të “Harry Potter” u kthyen në një fenomen global me shitjen e miliona kopjeve.
Banorët e zonës e kanë cilësuar jahtin si “sekreti i marinës”. Që prej vitit 2023 jahti është konsideruar si pronë e aktores Rowling. Jahti mund të akomodojë deri në 14 persona dhe rreth 26 anëtarë ekuipazhi. Ai është i pajisur me pishinë, kinema, ashensor, palestër, xhakuzi dhe dhomë masazhi.
Në bord ndodhet gjithashtu një zonë e quajtur “tranquil beach club”, ndërsa jahti shoqërohet nga një tjetër anije, e cila transporton pajisje dhe mjete të tjera të nevojshme. Vlera e tij është vlerësuar më parë në rreth 112 milionë paund, megjithëse çmimi i blerjes nuk është bërë publik.





