Rikthimi i Cristiano Ronaldo-s në vendlindjen e tij Madeira të Portugalisë ka qenë një festë e vërtetë për njerëzit vendas të cilët festuan me idhullin e shtëpisë suksesin e portugezëve në Euro 2016, ku u shpallën kampionë të Europës, pas fitores në finalen ndaj Francës. Cristiano Ronaldo ka lindur në Funchal të ishullit Madeira më 5 shkurt 1985. Ai përuroi një muze kushtuar atij në Madeira (Portugali). Autoritetet vendase e kanë nderuar Cristiano Ronaldon, duke i vënë emrin e tij aeroportit të vogël të ishullit. Cristiano ndërpreu pushimet në Ibiza dhe shkoi në vendlindje për inagurimin e një hoteli dhe të një muzeu që i kushtohet atij. Ronaldo do të qëndrojë mes njerëzve të tij deri të dielën në mbrëmje, më pas do të niset për t’u bashkuar Real Madrid në turneun veror.
Aeroporti në Madeira merr emrin e Ronaldos
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barkola drejt largimit nga PSG, Bajern Mynihu shfaq interes
Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt
Rriten tensionet mes Athinës dhe Ankarasë, Turqia akuza Greqisë për shkeljet mbi Egje!
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura





