5 anije të ndryshme tregtare do të sjellin në portin e Durrësit 7 369 ton mallra dhe 103 copë kontenierë javën e ardhshme. Duke filluar nga e hëna, në port do të ngarkohen dhe shkarkohen në kalatën numër 6, 103 copë kontenierë. Dita e nesërme do të jetë me punë intensive, në sektorin e ngarkim-shkarkimit të mallrave, pasi përveç kontenierëve do të importohen edhe 3081 ton grurë, në kalatën 1.
Ndërsa me datë 26, në kalatën numër 2 të portit më të madh në vend, do të shkarkohen 2247 ton grurë. Nga ana tjetër 85 ton kontenierë, do të shkarkohen në kalatën 6.
Të mërkurën me datë 27, pritet të shkarkohen në port, 1956 ton melaminë, në kalatën numër 2.





