Ndonëse kryeministri Edi Rama shpalli ditën e hënë pushim për administratën shtetërore, ky vendim nuk vlen për Drejtorinë e Doganave, e cila do të jetë në gatishmëri për qytetarët. "News24" ka siguruar urdhrin që drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu u ka dërguar administratës së saj, ndërsa në të thuhet se punonjësit duhet të jenë në punë nesër.

Në urdhrin në fjalë thuhet se: ‘jemi në ditët e fundit të muajit, të realizojmë planin’. Sakaq, shpallja e ditës së nesërme pushim u bë me një urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili pohoi se kjo ishte një dhuratë për administratën, pas miratimit në Kuvend të reformës në drejtësi. Po ashtu, ditën e hënë në punë do të jetë edhe administrata e Kuvendit.