Një 20-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi ndërhyri për të zgjidhur sherrin mes dy të rinjve të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku sipas mediave të shtetit fqinj, shkak për sherrin mes të rinjve ishte një vajzë shqiptare.
Po sipas këtyre burimeve, Antonio Karouta, viktimë e sulmit, ndërhyri në momentin kur po ziheshin një 23-vjeçar me një 27-vjeçar, ndërsa babai i njërit prej tyre, 56-vjeçari Ilia Skourochori e qëlloi atë me shotgan. Pas arrestimit autori dëshmoi në polici se nuk kishte dashur kurrsesi ta vriste atë, por qëlloi vetëm për të trembur të rinjtë.





