Federata Shqiptare e Peshëngritjes e ka paguar me një çmim të kripur përfaqësimin e shtangës kuqezi në Olimpiadën e Rios. 100 mijë dollarë është gjoba e paguar për llogari të Agjencisë Ndëkombëtare Antidoping, e cila ka ndezur dritën jeshile për garimin e të vetmit peshëngritës, Briken Calja në këtë olimpiadë. Vendimi për pagesën e gjobës është marrë nga institucioni më i lartë i peshëngritjes në vend që gjatë viteve të fundit është përballur me probleme të shumta që lidhen kryesisht me çështjet e dopingut. Aktualisht, disa nga peshëngritësit më të mirë të vendit janë të detyruar të mos marrin pjesë në Olimpiadë për shak të skandalit të dopingut që përfshiu këtë sport në vitin 2014. Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë me substancën stanozolol gjatë Kampionatit Botëror të zhvilluar në Kazakistan. Gjithsesi, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes nuk përdori dorë të hekurt ndaj institucionit shqiptar, duke lejuar garimin në evenimentet ndërkombëtare me atletë të tjerë.
Federata shqiptare paguan 100 mijë euro në WADA
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
6 orë në prokurori, biznesmeni Endri Meksi del nga ambientet e SPAK
BE-ja rivendos marrëdhëniet tregtare me Sirinë pas heqjes së pjesshme të sanksioneve, ja cilat produkte preken
Netanyahu: Izraeli nuk do të pushojë së luftuari Hezbollahun për një marrëveshje paqeje me Iranin
Sa mund të preket Europa nga përhapja e hantavirusit? Komisioni Evropian zbulon masën e rrezikut





