Tifozët e Napolit po protestojnë, pasi Gonzalo Higuain ka rënë dakord për një transferim prej 94.7 milionë euro në Juventus, duke e akuzuar atë për tradhëti. Burime të shumta konfirmojnë se lojtari ka bërë një test sekret mjekësor në Madrid dje, në praninë e drejtorëve, Juve Fabio Paratici dhe Beppe Marotta, pasi bardhë e zinjtë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e plotë të lirimin prej 94.7 milionë euro në kontratën e tij.Tifozët kanë reaguar me zemërim ndaj ‘El Pipitas’, i cili sezonin e kaluar theu rekordin nga 1960-ta të golave në Serie, me 36 gola në 35 ndeshje. Ata u mblodhën në qendër të qytetit të Napolit për të hequr fotografitë e lojtarit dhe i vunë zjarrin fanellave të tij, ndërsa të tjerët ndanë imazhet në mediet sociale, ku shihej fanella e tij e hedhur në tualet. “Ne jemi të zemëruar. Kjo nuk është mënyra për t'u sjellë me ne”, ka thënë protestuesi Enzo D’Aniello për agjencinë e lajmeve ANSA.“Higuain ishte më shumë se një lojtar për ne, ai ishte një simbol dhe na tradhëtoi pa menduar dy herë. Ai provoi atë që ai ka bërë me të vërtetë. Diego Maradona nuk do të kishte bërë këtë”, përfundoi tifozi i Napolit.