Mjeku i Kombëtares Shqiptare, Dr. Arben Çeliku, është larguar nga stafi mjekësor kuqezi. Në një letër ku paraqet dorëheqjen e tij, Çeliku sqaron se ky vendim vjen për arsye personale. Çeliku që është pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares që prej vitit 2008, në letrën dërguar Federatës Shqiptare të Futbllit, i uron skuadrës suksese në të ardhmen dhe falënderon ekipin mjekësor për bashkëpunimin gjatë 8 viteve në Kombëtare. Mjeku ortoped, ishte një nga njerëzit kryesorë të stafit mjekësor të Kombëtares kuqezi në Francë dhe falë punës së tij, ekipi i drejtuar nga De Biasi arriti të evitonte mungesa të rëndësishme. Puna e stafit mjekësor në Kombëtaren Shqiptare bazohet në testimin dhe kurimin e vazhdueshëm të lojtarëve me probleme. Largimi i Dr. Çelikut vjen vetëm disa javë përpara rikthimit të Kombëtares Kuqezi në fushën e blertë pasi në datën 5 Shtator, Shqipëria nis fushatën eliminatore të Botërorit 2018 me një sfidë delikate kundër Maqedonisë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Kombëtarja, largohet mjeku Arben Çeliku
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave: Jo të gjithë duan martesë
Igli Tare flet pas humbjes: A rrezikoj të shkarkohem? Nuk kam marrë sinjal nga klubi
OKB paralajmëron: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Takimi me Xi Jinping, Kina konfirmon zyrtarisht vizitën e Trump në Pekin





