Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri gjerman Stefan Wenzel, shëtitën në rrugët e kryeqytetit me biçikletë.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, Veliaj informoi se takimi mes tyre po zhvillohet në rrugët e Tiranës, ku edhe zyrtari gjerman u njoh me investimet e kryera nga bashkia e Tiranë.

“Ministri gjerman Stefan Wenzel dhe unë, ishim të lodhur nga mbledhjet në zyrë. Kështu që vendosëm që takimin ta bënim në një shëtitje me biçiklet në Tiranë. Përfundimi? Më shumë korsi për biçikletat, tarraca jeshile dhe më shumë bashkëpunim me Gjermaninë”,-shkruan Veliaj në statusin e tij.