Mbrëmja e së shtunës u shenjua nga një spektakël fishekzjarresh në qytetin e Tiranës. Shumë njerëz kanë dëgjuar dhe parë dritat shumëngjyrëshe në qiell, në nder të martesës së vajzës së vogël të ish-presidentit Bamir Topi, Etidës.
Etida u martua me Ilir Bregasin, djalin e sipërmarrësit Ilir Bregasi. Në dasmën e tyre ishin plot 300 të ftuar, që panë kurorëzimin e çiftit në oborrin e vilës Topi. Nusja ishte veshur me një fustan voluminoz prej princeshe, kur kërceu valsin martesor me bashkëshortin e saj, partnerin prej shumë vitesh.
Në këtë ditë të veçantë, Bamir Topi i bëri vajzës së tij të vogël një dhuratë shumë simbolike, duke i vënë emrin e saj një objekti të rrallë. Por jo vetëm Etida dhe Iliri panë në qiell një spektakël fishekzjarresh, vetëm për nder të tyre.





