Gjatë sulmit me armë në Myhin të Gjermanisë rezulton se është zhdukur një vajzë shqiptare.
Bëhet fjalë për Armela Segashi, e cila rezulton e humbur pasi familjarët kanë humbur kontaktet me të.
Nëna e saj ka bërë apel për ndihmë duke bërë publik numrin e telefonit ku çdo kush që ka informacion mund ta vërë në dijeni: 004917680072834.
Familja e saj ende nuk ka informacione për vajzën e tyre, ndërsa e kontaktuar nga gazeta e Kosovës, “Express”, Nazmija në orë të vona të natës ka thënë se asaj i është thënë se emri i vajzës së saj nuk gjendet në listën e 9 të vdekurve.


