Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar nëpërmes zyrtarëve të saj njoftim për qytetarët e Kosovës në Mynih.

Ata kanë thënë se janë duke përcjellur gjendjen atje, pasi në atë zonë banojnë qytetarë të Kosovës, transmeton Koha.net.

MPJ bën thirrje që qytetarët t’i lajmërojnë familjarët e tyre në Kosovë, por gjithashtu ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni për informacion: +491712818899.

Lexoni njoftimin e plotë:

Njoftim për media i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës
Ministria e Puneve te Jashtme i keshillon te gjithe qytetaret e Kosoves qe ndodhen ne rajonin ku ka ndodhur sulmi ti shmangen levizjeve. MPJ po e percjell me shqetesim situaten dhe eshte informuar nga Konsullata jone ne Mynih se zona ku ka ndodhur sulmi eshte e banuar edhe me qytetare te Kosoves. MPJ ben thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves ne ate zone ti lajmerojne familjet e tyre, dhe per informata tjera e ndihme te therrasin ne kete numer telefoni emergjent te Konsullates +491712818899

MPJ po e percjell situaten dhe eshte ne komunikim te vazhdueshem me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t’iu mbaj te informuar per te gjitha zhvillimet.

Ju lutem, ta shpërndani!